Napoli arriti të marrë një fitore me shifra tenistike 5-3 ndaj Torinos, ku Hysaj luajti për 90 minuta.
Ndërkohë Peskara u mposht 0-3 nga Bolonja ku Manaj dhe Memushaj ishin titullarë. Ja vlerësimet e tyre pas ndesheve nga mediat italiane.
Elseid Hysaj 6.5 – Në presionin e Torinos bën një lojë të mirë dhe luan shumë topa, plot 68. Luan me kualitet por bën edhe ndonjëherë një gabim të vogël. Megjithatë zhvilloi një ndeshje tepër pozitive.
Ledian Memushaj 5.5 – Humbet shumë topa, provon të ndërtojë aksione për të ndryshuar për të zbutur disi humbjen, por pa sukses.
Rey Manaj 5 – Luan vetëm 36′ minuta, dhe në ato minuta që ishte në fushë ishte totalisht në hije. Nuk e justifikon besimin për një vend si titullar.