Ndeshja e djeshme e Kombëtares është vlersuar përgjithësisht si pozitive nga analistët e futbollit.
Fakti që nuk mundëm dot të shënonim që në pjesën e parë, bëri që futbollistët të tensionoheshin disi dhe të mos ishin shumë konkret para portës.
Nga lojtarët spikatën më shumë Hysaj, veterani Agolli dhe golashënuesi tjetër Roshi. Ai që u vlersua si më i dobti është Memushaj, i cili kishtë kohë që nuk luante në një ndeshje profesioniste.
Trajneri Panuçi vlersohet me notën 6.5 pasi mund të bënte dhe më mirë.
Vlersimi i plotë i lojtarëve:
Berisha 6.5
Rikthimi e gjeti si një spektator pa biletë Berishën. Gjithsesi shumë i vëmendshëm në komunikimin me shokët e tjerë të repartit mbrojtës. Ndoshta eksperienca më e madhe i jep të drejtë Panuçi-t të besojë më shumë tek ai.
Mavraj 6.5
Ndeshje e lexuar shumë mirë. Ka një sintoni perfekte kur në krah ka Ajetin. Komunikon shumë me skuadrën dhe mbi të gjitha tregoi shumë disiplinë në rreshtim. Mund të ishte bërë protagonist me një gol me kokë.
Ajeti 6.5
Në momentin që ky futbollist ka kondicionin e duhur fizik është një mbrojtës i pakalueshëm. I shpejtë, i saktë dhe gjithnjë në koordinim më shokët e tjerë të repartit. Siguri për mbrojtjen.
Hysaj 7
Nuk pushoi së vrapuar për 90 minuta, duke treguar një gritë dhe dëshirë për të fituar dhe bërë mirë ndeshjen. Edhe pse nuk kishte konfidencën e duhur me Roshin, shtyu shumë drejt sulmit. Në mbrojtje, nuk dhe mundësinë sulmuesve të kalojnë nga zona e tij.
Agolli 7
Kapiteni është si vera: sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë klas dhe vlerë ka loja e tij. Përballë një kundërshtari të tillë vlerat e futbollistëve të tillë bëjnë diferencën. Maturi, besim dhe klas, shpërblyer dhe me një gol të mrekullueshëm.
Basha 6
Rikthimi në formacion sikur e gjeti të papërgatitur. Për shumë minuta nuk e gjeti veten dhe kjo bëri që mes reparteve të krijohej shumë distancë. Lëvizjet që bëri më pas trajneri e bënë që dukej më I organizuar.
Memushaj 6
Kishte shumë volum në lojën e tij, por pak saktësi. Mungesa e një orientimi të mirë taktik bëri që shpesh të paqartë veprimet dhe lojën e tij. Është një futbollist I rëndësishëm për mesfushën.
Abrashi 6.5
Ka shumë kilometra në këmbët e tij dhe arrin të sakrifikohet në çdo pozicion që e kërkon trajneri dhe skuadra. Trajneri i besoi një pozicion që nuk është shumë natyral për të, megjithatë arriti që krijonte moment të mira.
Roshi 7
Është si një vullkan në lojën një kundër një, por i mungon iniciativa. Dukej shumë strikt prej detyrave të trajnerit dhe kjo bëri që të mos nxirrte më shumë nga kualiteti I tij. Në momentin e golit u tregua shumë i zgjuar.
Grezda 6.5
Kombëtarja ka fituar një alternativë shumë të mirë për lojën nga krahët. Futbollist inteligjent dhe me mbështetjen më të madhe të skuadrën mund të bëhet shumë produktiv.
Llullaku 6
Pozicionimi i improvizuar si një numër 9 e gjeti të befasuar dhe kjo shpjegon edhe lojën jo shumë të dukshme. Nuhatjen e ka shumë të mirë, por do të bënte më mirë si sulmues i dytë.
Panuçi 6.5
Fituesi nuk gjykohet, por në një analizë të përgjithshme, skuadra mund të bënte më mirë, kjo edhe për orientimet që jep trajneri. I mungon pak konfidenca me pozicionet reale të futbollistëve në fushë. Duhet të reagonte pak më shpejt si në ndryshimin e rreshtimit, por edhe në zëvendësimet e kryera. Një nisje shumë e mirë.
