Kukësi ka arritur marrëveshjen me Federatën Shqiptare të Futbollit që ndeshja e javës së 19-të kundër Partizanit të luhet pikërisht në “Air Albania Stadium”.
Duke parë rëndësinë e sfidës, klubi verilindor ka gjetur gjuhën e përbashkët me FSHF-në për ta zhvilluar këtë takim në impiantin modern. Lajmi është bërë me dije nga klubi kuksian që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije:
“Njoftim i Klubit!
FK Kukësi ka arritur të gjej një akord me Federatën Shqiptare të Futbollit që ndeshja kundër FK Partizanit të luhet në “Air Albania” Stadium! Për informacione për çmimin e biletave dhe të tjera do të njoftohen në ditet në vijim!”
Kujtojmë që sfida mes Kukësit dhe Partizanit është e vlefshme për javën e 19-të dhe do të luhet fundjavën e ardhshme, të dielën në orën 19:00.