Federata Shqiptare e Futbollit ka lajmëruar ditën e sotme për shitjen e biletave Shqipëri-Maqedoni të cilët kanë disa ditë që janë përcaktuar çmimet e tyre. Me anë të një postimi në facebook, federata njofton që të gjithë mund të bëjnë blerjen e biletës online.
” Nis shitja online e biletave Shqipëri-Maqedoni. Blini biletat këtu: bileta.fshf.org” shkruhej në njoftimin e FSHF-së.
Kombëtarja shqiptare do të ndeshet në datën 5 shtator me Maqedoninë në kuadër të eliminatorëve të botërorit “Rusi 2018”. Takimi do të zhvillohet në stadiumin e rikonsktruktuar në Shkodër, ku pritet të ndiqet me interes të madh nga gjithë shqiptarët, sidomos pas asaj paraqitje mbresëlënëse në këtë Euro 2016, në Francë.