Rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandashme edhe njerëzve të sportit në Shqipëri. Nëpërmjet postimeve të ndryshme, ata janë bërë subjekt i lajmeve në vendin tonë. Por, tre janë protagonistë kryesorë të Instagramit dhe Facebook-ut në Shqipëri, të cilët postojnë çdo ditë foto apo statuse nga më të ndryshme. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Skënderbeut, Tefik Osmanin , trajnerin e Kukësit, Ernest Gjoka dhe presidentin e korçarëve, Ardjan Takaj, i vetmi president me profil zyrtar në Shqipëri.
Tefik Osmani shfaqet herë pas here, ku batutat janë ato që më së shumti e shoqërojnë lojtarin e Skënderbeut. Edhe trajneri i verilindorëve herë pas here bëhet protagonist i facebook-ut. Ndërsa presidenti Takaj është i kujdesshëm në postimet e tij dhe në shumë pak raste lë hapësira për t’u bërë subjekt lajmi.