Pas golit i cili i dha fitoren Skënderbeut, Liridon Latifi ka folur për mikrofonin e Supersport.
“Mendoj që qarkullluam topin dhe dominuam lojën. Kemi humbur shumë raste të pastra dhe goli ishte mjaft i shpejtë. Muzaka më ktheu një top perfekt të cilin e dërgova drejt e në rrjetë.
Salihi është lojtari më i rëndësishëm i skuadrës dhe shpresoj se Salihu do të jetë një golashënues pasi do vijë koha kur ai do rigjejë rrjetën dhe ndërkohë ai po bën maksimumin për ekipin.Mundohem ta gjej atë për t’i pasuar por kundërshtarët e markojnë mjaft mirë atë.
Golin e sotëm ja dedikoj nënës sepse ajo ka ditlindjen nesër”, ka përfunduar Latifi.