Teuta fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Bylisit në ndeshjen e sotme. Një fitore e rëndësishme për durrsakët dhe e para për këtë vit kalendarik. Njeriu I ndeshjes ishte padyshim portieri Stivi Frashër që me pritjet e tij ndihmojë jo pak herë Teutën. Në fund të ndeshjes për “Supersport”, Frashëri u shpreh:
“Paraqitje sot nuk ishte në nivelin tonë më të mirë pasi presim më shumë nga vetja. Pikët të fusin në presion dhe për këtë nuk luajtëm mirë. Kisha një dëmtim prandaj jam stërvitur pak këto ditë, por dua të falenderoj trajnerat e mi që më kanë ndihmuar të rritem akoma më shumë.
Unë nuk kam qenë në formën më të mirë dhe e gjykova ashtu në ato momente. Nuk e kam në natyrën time që të bëjë shfaqje, por vetëm të pres topat. Unë dua të them që duke parë si kanë dal ndeshjet e tjera në donim të merrnim pikët prandaj ishim në presion dhe nuk bëmë maksimumin tonë sot. Shpresoj që në ndeshjet e radhës ta bëjmë një gjë të tillë.
Ne që në fillim të vitit kemi pasur probleme më shënimin. Shpresoj ta rregullojmë në të ardhmen. Për mua e rëndësishme është të jap maksimumin dhe pak rëndësi ka kush del njeriu I ndeshjes”, u shpreh Stivi Frashëri.