Prishtina triumfoi 4-1 në ndeshjen e parë përballë uellsianëve të Connahs duke ia bërë të lehtë vetes kalimin në raundin e tretë të Conference League.
Bardheblutë shënuan gola të denjë për manuale futbolli. Bekteshi shndërroi në gol një krosim nga këndi, për të tundur rrjetën me kokë.
Në pjesën e dytë, Otto John, ish-i i Skënderbeut në Superligën shqiptare përfitoi nga një pakujdesi në mbrojtje dhe me një diagonale shënoi për 2-0.
Goli i tretë ishte fantastik, me protagonist Krasniqin. Sulmuesi lëvizi bukur në hyrje të zonës dhe me një gjysmë-parabël mposhti portierin mik.
Edhe goli i katërt mban firmën e John, me afrikanin që përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes mike për të realizuar për 4-1. Në rast se Prishtina kalon më tej, ekipi kosovar do ndeshet me fituesin e çiftit, Valur-Bodo/Glimt.
Goli i parë:
Goli i dytë:
Goli i tretë:
Goli i katërt: