Janë luajtur shtatë javët e para të kampionatit, të cilat kanë nxjerrë në pah ekipet që do të luajnë për vendin e parë dhe për Europën, gjithashtu dhe për rënien nga kategoria.
Tabloja duket se është e njëjtë si një vit më parë, teksa gjashtë skuadrat që ndodhen në gjysmën e dytë të tabelës luftojnë për të qëndruar në kategori dhe të tjerat në katër vendet e sipërme për trofetë që të mundëson sezoni.
Po të bëjmë krahasimin nga viti në vit, katër ekipet që këtë sezon janë në krye të tabelës kanë pak ndryshime nga sezoni 2015-2016. Skënderbeu dhe Partizani kanë pasur 19 pikë, duke qenë rivalë “kokë më kokë” në 7 javë. E njëjta gjë ndodh edhe këtë vit, ku korçarët janë të parët dhe të kuqtë të dytët, por jo më në saj të golavarazhit, por me anë të pikëve. Të kuqtë ndodhen 4 pikë pas tyre, sepse kanë regjistruar 4 fitore 2 barazime dhe 1 humbje dhe Skënderbeu ka vetëm 1 humbje dhe 6 fitore.
Kukësi nuk bën ndryshim nga një sezon më parë për pikët që ka në tabelë, por vetëm në ecurinë që ka regjistruar. Vjet kujtojmë që bënte intervalin e ndeshjeve jashtë dhe brenda, ku fitonte në fushën e tij dhe humbte jashtë. Vjet arkivoi 4 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje, ndërsa këtë vit ka marrë 3 fitore dhe 4 barazime pa prekur kolonën e humbjeve.
Tirana është shumë më ndryshe nga një vit më parë. Nëse vjet arriti që të marrë 2 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje në 7 javë, gjë që çuan edhe në largimin e trajnerit Shkëlqim Muça, këtë vit ka 4 pikë më shumë në 9 javë, pasi ka marrë tre fitore dhe 4 barazime.
Renditja 2015 -2016
1. Skënderbeu 6 fitore 1 barazim 0 humbje 19 pikë
2. Partizani 6 fitore 1 barazim 0 humbje 19 pikë
3. Kukësi 4 fitore 1 barazim 2 humbje 13 pikë
4. Tirana 2 fitore 3 barazim 2 humbje 13 pikë
Renditja 2016-2017
1. Skënderbeu 6 fitore 0 barazim 1 humbje 18 pikë
2. Partizani 4 fitore 2 barazim 1 humbje 14 pikë
3. Kukësi 3 fitore 4 barazim 0 humbje 13 pikë
4. Tirana 3fitore 4 barazim 0 humbje 13 pikë