Princi i Anglisë, William i ka uruar përfaqësueses së Uellsit një fitore në ndeshjen e sotme. Nëpërmjet një postimi në twitter, ai është shprehur i lumtur që skuadra e Gareth Bale, ka arritur deri në gjysmëfinale duke shpresuar t’i shohë në finalen e madhe.
“Urime që arritët të kalonit në gjysmëfinale në Euro 2016 dhe që keni arritur të bëni më shumë se Anglia në këtë kompeticion.
Unë jam mrekullisht i inspiruar nga paraqitja e skuadrës suaj në këtë kompeticion. Grinta, pasioni dhe besimi në vetvete në skuadër bëri që ju të vazhdonit këtë turne.
Ju nesër do të kuptoni se sa fansa keni bërë për vete, dhe sa shumë zëra flasin për ju në këto momente.
Harry dhe unë do të shohim ndeshjen e sotme nga televizori në shtëpi duke bërë tifo për ju. Ne tani ju urojmë sukses dhe shpresojmë t’iu shohim në finale.
Ju uroj shumë fat kundër Portugalisë sonte!”
Uellsi do të ndeshet sonte me skuadrën e Portugalisë, një ndeshje që pritet të ndiqet me interes nga miliona njerëz në gjithë botën, pasi do të jetë edhe një duel mes dy shokëve të skuadrës së Real Madrid, Cristiano Ronaldos dhe Gareth Bale-s.