Borusia Dortmund luajti mbrëmjen e djeshme sfidën e raundit të 4-t të grupeve të Champions League kundër Sporting Lisbonës, ndërsa ajo që bëri çudi ishte lënia në tribunë e sulmuesit Aubamejang nga ana e trajnerit Tomas Tuhel.
Një vendim që sipas mediave gjermane ka ardhur pasi 27-vjeçari kishte udhëtuar për në Milano me disa miqtë e tij dhe më pas kishte shkuar me vonesë në seancën stërvitore para takimit kundër Sportingut, të cilin Borusia e fitoi 1-0.
Ky vendim habiti jo pak tifozët verdhezi, por siç mësohet nga mediat gjermane, Aubamejang do të rikthehet në fushë për takimin e radhës në Bundesligë kundër Hamburgut.