Lacio është duke humbur ndaj Chievos me rezultatin 0-2. Një mundësi e artë për lacialët për t’u afruar me Europën pas ndalesës së Milanit. Një kartonë i kuq i Milinkovic-Savic ka vështirësuar edhe më shumë punën për Lacion që me 10 lojtarë nuk ka mundur dot të shënoi të parët.
Chievo është e rënë matematikisht nga Serie A, por kjo nuk ka penguar që lojtarët të japin maksimumin në fushë. I grumbulluar nga trajneri i Chievos është edhe një shqiptar Angelo Ndrecka. 17-vjeçari është grumbulluar për herë të dytë pasi te Chievo kanë vendosur të marrin vetëm lotjarë të rinj duke parë që janë të rënë nga Serie A.