Ky sezon i Superiores nisi me probleme të shumta për shkak të gjendjes së vështirë financiare të disa klubeve në elitë. Megjithatë edhe për këtë edicion futbollistik, Komisioni i Licencimeve në FSHF dha “OK” duke pranuar gjitha skuadrat në garë.
Sot, përfaqësia e Komisionit të Licencimeve ka marrë pjesën
në seminarin që po zhvillohet nga UEFA pikërisht për këtë çështje. Lajmi bëhet
i ditur nga FSHF-ja që përmes një njoftimi bën me dije: “Federata Shqiptare e
Futbollit është duke marrë pjesë në seminarin tre ditor, që po organizohet nga
UEFA në kuadër të procesit të licensimit të klubeve për kampionatet vendase dhe
garat që organizon qeveria e futbollit europian. Në këtë seminar FSHF
përfaqësohet nga Eduard Gjini, Menaxheri i Licensimeve, dhe Adir Laha Anëtar i
Komisionit të Licensimit të Klubeve në FSHF.
Fokusi i këtij seminari tre ditor që zhvillohet në Austri është përmirësimi i
infrastrukturës së klubeve, ku fokusi më i madh është te infrastruktura e
akademive, si guri themelit për një futboll në rritje të vazhdueshme.
Pjesëmarrësit janë njohur edhe me programin e UEFA-s për zhvillimin e të rinjve
dhe rëndësinë që duhet ti kushtohet shëndetit të fëmijëve nëpër akademi.
Këto janë disa nga temat kryesore që po referohen:
Vështrim i përgjithshëm i licensimit të klubeve.
Evolucioni i tregut të transferimeve dhe rreziqet thelbësore në futboll.
Vështrim i përgjithshëm i Fair-Play financiar.
E ardhmja e licensimit të klubeve
Akademia e UEFA-s”.