Sot në orën 18:00, në baskteboll për meshkuj do të luhet një ndeshje shumë interesante. Teuta luan finalen e dytë play off ndaj Goga Basket.
Sfida do të zhvillohet në sallën sportive “Ramazan Njala” në Durrës.
Kujtojmë që finalja e parë mes këtyre skuadrave ka përfunduar me rezultatin 84-88 për Teutën.
Përsa i përket takimit të kthimit, finales së 3-të, Goga Basket-Teuta, do të zhvillohet në sallën sportive “Dhimitraq Goga”.
Për momentin, Goga Basket, renditet në vendin e parë me 38 pikë, kurse Teuta renditet në vendin e dytë me 35 pikë.