Millosh Kaleziç pritet të jetë afrimi i radhës për skuadrën e Vllaznisë. Është Matko Djarmati ai që ka konfirmuar për mediet lokale në Shkodër se mesfushori do të prezantohet sot në klubin kuqeblu. Me një karrierë të pasur në kampionatin malazez, 27-vjeçari do të rrisë konkurrencën në organikën e Thomas Brdariç, për një vend në formacionin titullar.
Së fundmi, ai ka qenë pjesë e skuadrës së OKF Titograd, ku është aktivizuar në 17 ndeshje duke shënuar edhe 1 gol. Luan në qendër të mesit të fushës dhe dallohet për goditjet e tij të dënimit. Gjatë sezoneve 2018-2020, ai ka luajtur për skuadrën e Petrovac me të cilën ka arritur të shënojë plot 14 gola.