Lazarios Rota është shqiptari i radhës që zgjedh të luaj për Kombëtaren e Greqisë në futboll. 23 vjeçari me nënshtetësi shqiptare dhe greke ka lindur në Katerini në 23 gusht 1997, teksa është produkt I shkollës së Iraklis. Djaloshi ka zgjedhur të veshë fanellën e Greqisë, duke debutuar me ekipin e parë në 11 tetor 2020 pikërisht në ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Rota qysh prej janarit të këtij viti është pjesë e elitës së Hollandës, teksa ka zhvilluar 6 ndeshje këtë sezon me klubin e tij, Fortuna Sittard. Më herët 23 vjeçari ka luajtur në Sllovaki me Slavoj Trebisov dhe Michalovce. Sipas të dhënave në transfermarkt, Rota nuk ka marrë asnjë ftesë nga Kombëtarja shqiptare.