Joao Cancelo mund të largohet nga Juventusi pas një sezoni në Torino. Mbrojtësi portugez nuk ka kaluar një sezon të mirë pasi më të shumtat e ndeshjes i ka nisur nga stoli duke mos u preferuar nga Allegri. Në këtë mënyrë një largim i mundshëm nuk do të ishte problem për Juventusin. Dy skuadrat e Manchesterit janë të gatshëm të paguajnë deri në 60 milionë euro për Cancelon.
Bardhezinjtë e blen nga Valencia për 40 milionë euro dhe tashmë pas një sezoni mund të përfitojnë nga shitja e tij. Tashmë ngelet për t’u parë nëse drejtuesit do të heqin dorë nga ai apo jo.