Kukësi dhe Vllaznia do përballen sot në 18:00 për javën e 14 të kampionatit shqiptar të futbollit. Në “Elbasan Arena”, miqtë e Brdaric do tentojnë të shënojnë suksesin e radhës, duke mbajtur diferencën prej nëntë pikësh me ndjekësit më të afërt.
Nga ana tjetër, Kukësi do tentojë tri pikët në “shtëpi”, duke kërkuar të dalë nga kriza që e ka pushtuar javët e fundit. Shkodranët do kenë jashtë Gurishtën dhe Hoxhaj, të dy prej pezullimeve nga kartonat. Da Silva kthehet te kuqeblutë, me brazilianin që do jetë në stol pas dëmtimit.
Formacioni i mundshëm:
Vllaznia (4-1-4-1): Zogovic, Kruja, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Kalaja, Imeri, Jonuzi, Marku, Dilaver