Presidenti i KOKSH Viron Bezhani dhe Sekretari i Pergjithshem Stavri Bello pritën në zyrat e KOKSH në një takim të përbashkët Lubomir Kotleba këshilltar i presidentit të FIBA-s, shoqëruar nga përfaqësues të Federatës Shqiptare të Basketbollit. Tema kryesore e diskutimit ishte mbështetja e kësaj federate nga KOKSH në lidhje me zgjerimin e mundësive të zhvillimit të këtij sporti në vend . Përfaqësuesit e KOKSH prezantuan bashkëpunimin e suksesshëm me këtë federatë pas realizimit të projektit “Zhvillimi i Strukturës Kombëtare Sportive”, i cili ishte një projekt që u realizua në katër faza në periudhen 2015-2016, me mbështetjen e KOKSH nga programet e Solidaritet Olimpik. Në vazhdim presidenti Bezhani theksoi se jemi të hapur për bashkëpunime me projekte të tjera, dhe Kotleba u shpreh i kenaqur për këto bashkepunime.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.