Bota e sportit është paralizuar nga Coronavirusi, teksa të shumtë kanë qenë sportistët e infektuar. Për këtë situatë ka folur edhe Carlo Ancelotti, trajneri i Everton në Premier Ligën angleze. Më shumë se 1 orë do të mbante “leksion” italiani, teksa në fund do të shprehej se sporti nuk duhet të llogaritet mbi shëndetin.
Kjo gjë duket se nuk është dëgjuar nga portieri i ekipit të tij. Jordan Pickford është parë në klubet e Liverpoolit, edhe pse klubi i Everton është shprehur qartazi se kjo është një situatë serioze dhe të gjithë duhet të vetëizolohen për mos infektuar njerëzit pranë. Gardiani është fotografuar duke pirë birra me miqtë e tij, çka pritet të sjellë edhe ndëshkim nga italiani i stolit të Everton.