Një nga më të mirët në fushë, Malota: Ju tregoj bisedën me Suad Licin, merkato e janarit do të vendosi shu
Vllaznia arriti të merrte një fitore të rëndësishme ditën e sotme me rezultatin 0-2. Malota ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, gjithashtu arriti të shënonte edhe golin e parë që zhbllokoi sfidën. Në fund të ndeshjes për “Supersport”, Malota u shpreh:
“Duke parë dhe renditjen që të gjitha skuadrat janë aty dhe duke parë dhe Luftëtarin që është në këtë pozicion normal që do të ishte e vështirë. Shyqyr arritën ta fitonim dhe të shënonim dy gola.
Tani përderisa trajneri thotë që nuk jemi për mbijtesë dhe unë jam dakort me të. Tani do të vendosim në merkato nëse ekipi jonë është për të qendruar në Superligë apo më sipër.
Të them të drejtën nuk jam stërvitur shumë këtë javë pasi kam qenë I dëmtuar. Lici më ka thënë që të rri më shumë brenda zonës dhe jo jashtë saj. Sot ia dëgjova këshillën dhe shënova gola”.