David Luiz dhe Çelsi do të vazhdojnë sërish së bashku. Mbrojtësi brazilian ka firmosur ditën e sotme kontratën e re me klubin londinez. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi në faqen zyrtare ku njoftojnë se David Luiz ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2021. Paraqitjet pozitive gjatë sezonit kanë bindur drejtusit e klubit të vazhdojnë sërish me mbrojtësin.
Kontrata e tij me Çelsin skadonte në në fund të sezonit dhe palët kanë gjetur akordin për të vijuar edhe për disa sezone. Skuadra e drejtuar nga Sarri u kualifikuar ditën e djeshme për finalen e madhe të Europa League që do të luhet në Baku përballë Arsenalit.