Lazio-Milan , ka qenë kryendeshja e kësaj jave, në kampionatin italian. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1-1. Të parët në avantazh kaluan kuqezinjtë, në minutën e 78-të, me anë të Kessie. Lazio normalisht shtoi presionin, dhe në minutën e 94-të, gjeti golin e barazimit me Correa.
Milani ishte afër një triumfi të madh, pasi me 8 mungesa që kishte, do të kishim të bënim, me një mrekulli. Tani më Milani është në vendin e 5-të me 22 pikë, ndersa Lazio një vend më lartë , me një pikë më shumë.