Kukësi e nisi vrullshëm këtë merkato verore duke nënshkruar me disa futbollistë, por më pas nënkampionët qëndruan në vend duke mos afruar lojtarë të tjerë. Së fundmi mësohet se verilindorët kanë në plan edhe një mesfushor. Bëhet fjalë për Gjelbrim Taipin, futbollistin shqiptar që është aktivizuar në Zvicër.
Me lojtarin ka pasur bisedime nga ana e drejtuesve të Kukësit, por pa arritur të konkretizojnë një marrëveshje. Trajneri Ernest Gjoka ka shprehur hapur dëshirën për të pasur në ekip një mesfushor me tiparet e 26-vjeçarit. Pritet me interes të mësohet se çfarë do të ndodhë me lojtarin që sezonet e fundit është aktivizuar me Grasshopers në Zvicër.