Laçi ka rikthyer amerikanin Bryan Joel Rodriguez në ekip. 23 vjeçari u afrua te kurbinasit në verën e 2020, teksa pas disa muajve në Laç u huazua te Tomori në Kategorinë e Parë. Rodriguez është ende nën kontratë me bardhezinjtë, teksa vijon përgatitjet dhe është pjesë e listës së ekipit të Duros.
I formuar në Amerikë, mesfushori ka luajtur në Europë me Odra Wodzislaë. Nga Polonia, lojtari u bashkua me Laçin duke u aktivizuar në dy takime, njëra prej tyre në Kupën e Shqipërisë. Rodriguez nuk pati shumë minuta as me beratasit, teksa u aktivizua në dy takime.