Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer i ka mohuar gjithmonë zërat që e shikojnë Romelu Lukakun dhe Paul Pogba-n larg skuadrës angleze. Në ndeshjen miqësore kundër Perth Glory sulmuesi belg nuk ka qenë i grumbulluar. I pyetur nga gazetërët e shumtë për të ardhmen e tij, përgjigja nuk ka lënë shumëhapësirë për interpretime.
Sikurse raporton Manchester Evening News 26-vjeçari i ka thënë të interesuarve se diçka më shumë do të mësojnë javën e ardhshme. Drejtuesit e Interit janë vënë bë punë për t’i dhuruar trajnerit Conte sulmuesin e ëndrrave. Dëshira e vetë lojtarit tashmë duket qartë.