Legjenda dhe ish-portieri i Partizanit, Perlat Musta feston sot ditëlindjen e 62-të. I lindur më 15 tetor të 1958, Musta luajti në Shqipëri vetëm me të kuqtë në vitet 70/80/90-të. Me Partizanin, Musta arriti të fitonte titullin kampion në 1979/1981/1987, dhe fitues i kupes me 1980/1991/1997.
Ai ka bërë paraqitje të paharrueshme me Kombëtaren shqiptare, ndër të cilat në mendjet e tifozëve të asaj periudhe janë skalitur ndeshjet e mrekullueshme ndaj Gjermanisë Perendimore/ RFGJ, Turqise, Greqise, Polonisë dhe takimi i paharrueshëm ndaj Belgjikës, ne dhjetor 1984, si dhe takime nderkombetare historike me Partizanin kunder Rijeka, Austria Vjene, Malmo e Celtik.
Ish-lojtari i Flamurtarit të madh, Vasil Ruci është shprehur për Mustën në deklaratat e tij se ai nuk ka pasur asnjë faj për golat që i ka shënuar në përballjet direkt. Stafi i Newsport.al i uron gjithashtu shëndet dhe jetë të gjatë.