Tirana do të luajë sot ndaj Bylisit në transfertë në orën 14:00 në takimin e vlefshëm për javën e 23-të të kampionatit në Kategorinë e Parë. Edhe pse bardheblutë gjendet shtatë pikë para nga Bylisi i vendit të dytë, do kërkojnë të marrin sot një rezultat pozitiv në Ballsh.
Newsport.al, ka zbuluar se për të gjykuar këtë supersfidë të Kategorisë së Parë FSHF ka zgjedhur Andi Koçin, i cili do të ndihmohet nga Herald Lisaku dhe Mateo Sadikaj.
Gjyqtarët e takimit:
andi Koçi
Herald Lisaku
Mateo Sadikaj