Laçi ka afuar Brayan Joel Rodriguez, fantazistin 22 vjeçar që është formuar si futbollist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa origjina e tij është nga Meksika.
Lojtari duket se ka bindur drejtuesit kurbinas, ndërsa është vendosur menjëherë nën urdhërat e trajnerit Armando Cungu duke dalë në stërvitje me bardhezinjtë.
Pozicioni I Rodriguez është ai I një mesfushori me tipare sulmuese, ndërsa në të kaluarën ka luajtur me Fullerton, Orange Country, Los Angelos Volves apo edhe Odra Wadzislaw në Poloni.