Interi ka nisur të mendojë për merkaton e sezonit të ri. Me Conten si trajner të ri që konfirmohet nga të gjitha mediat në Itali, drejtuesit kanë nisur nga puna për të kënaqur dëshirat e tij.
E gjitha merkato do të bëhet me miratimin e tij. I fundit që i shtohet listës është ai i Victor Moses. Anësori i Çelsit është huazuar në Turqi te Fenerbaçe dhe pritet të jetë goditje e radhës për Interin. Për ta afruar në skuadër duhen 12 milionë euro dhe te Interi janë të gatshëm t’i paguajnë për të kënaqur trajnerin e ri pasi Moses është njohje e Contes pasi kanë punuar së bashku te Çelsi.