Ish sulmuesi i Galatasaray-t dhe Kombëtares Turke, Umit Karan, është emëruar zyrtarisht prej sot trajner i ri i FC Shkupit.
41-vjeçari do të zëvendësojë bashkëkombasin e tij Hajati Sojdash, i cili u largua vetëm pas një muaji në krye të skuadrës nga Çairi, duke regjistruar vetëm një fitore dhe 4 humbje .
Për Umit Karan do të jetë kjo hera e parë që do të udhëheqë një skuadër si trajner kryesor. Turku do e bëjë debutimin e tij si trajner i FC Shkupit të shtunën në ndeshjen e javës së 9-të kundër Rabotniçkit në Çair.