Në bluzat e “futbollistëve” të shëndetshëm e me bark, shkruhet “Rama ik”. Lulzim Basha dhe stafi I të rinjve të FRPD, shohin ndeshjen, raporton newsport.al. Bëhet fjalë për degët e njësisë 5 dhe 7 të PD që ndeshen me njëri tjetrin. Siç shkruan Basha në statusin e tij në rrjetet sociale, të ardhurat nga shitja e produkteve ushqimore dhe biletave do të shkojnë për të dëmtuarit e tërmetit.
Por në fakt, si ndeshje kalcetoje, nuk ka as bileta dhe as para, përvecse dikush të mund të jetë donator, raporton newsport.al. Aktiviteti i degëve të PD u zhvillua një ditë pas derbit të kryeqytetit që u shfrytëzua më së miri politikisht edhe nga kryeministri Edi Rama. Ky I fundit postoi një foto të Gregut djalit, me shallin e Tiranës, ndërkohë që vëllain e ka drejtor te Partizani. “Fair Play” dhe vota, edhe brenda familjes.