Skënderbeu i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e nesërme ndaj Partizanit. Para seancës stërvitore të korçarëve, trajneri Andrea Agostineli nuk ka bërë asnjë prognozë dhe nuk ka bërë asnjë analizë në prag të sfidë ndaj Partizanit.
Prezent ka qenë edhe presidenti Takaj, i cili gjithashtu nuk ka dashur të ngarkojë emocionalisht të tijtë.
Ndërkohë që edhe faqja zyrtare e Skënderbeut në Facebook ka qenë në qetësi të plotë gjatë ditës së sotme duke postuar vetëm lajmërimin për autobusët falas që do të vendosen nga klubi për tifozët që do të udhëtojnë nga Korça drejt Elbasanit ditën e nesërme.
Kampionët po e presin në qetësi takimin ndaj Partizanit.