Ferhan Hasani është një nga lojtarët shqiptar që aktivizohet te Helsinki në Finland. Ashtu si në të gjithë Europën, edhe në Finland futbolli është ndalur dhe kampionati nuk ka nisur ende. Në një lidhje me “Fan Zone”, Hasani foli për ditët e karantinës dhe një të ardhme në Superligë.
“Sa fillova të merrja veten ndodhi ky virus, por kjo nuk është vetëm këtu po në të gjithë botën e duhet ta pranojmë.
Dalim nga shtëpia dhe nuk është shumë serioze, por na ndalohet të rrimë në grupe më shumë se 5 veta.
A do të kthehesh te Shkëndija? “Të them të drejtën tani jam një lojtar I Helsinkit dhe të ardhmes nuk e di. Shkëndija është klubi I zemrës. Në të ardhmen mund të luaj edhe në Shqipëri, kam dëshirë e gjithashtu kisha oferta, por nuk e pash të arsyeshme të luaja këtë vit”.
Gol ndaj Kosovës? “Unë kam luajtuar edhe ndaj Shqipërisë dhe unë jam profesionist e kështu do të sillemi në fushë. Duhet të bëjmë punën tonë deri në fund dhe ne mezi prezim të kualifikohemi në një evenimet të madh”.