Julio Cesar Romaneli është prej 2 javësh pjesë e Tiranës. Sulmuesi brazilian ende nuk ka firmosur me bardheblutë teksa po vëzhgohet me kujdes nga stafi teknik. Shtatlarti luan në qendër të fazës ofensive dhe të shtunën do të vendosën pikat mbi “i” nëse do të qëndrojë ose jo. Drejtuesit së bashku me stafin teknik nuk duan të nxitojnë për të firmosur me të pasi ende presin rikthimin e Michael Ngoo-së.
Megjithatë s’përjashtohet mundësia që nëse në testin ndaj Egnatias të shtunën, braziliani do të luajë mirë, atëherë do t’i ofrohet dhe firma për sezonin e ri futbollistik. Edicionin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës AS Sherburg që luan në Kategorinë e Tretë, ndërsa nuk luan një ndeshje prej shtatorit të vitit të shkuar.