Ethet e derbit të së dielës kanë përfshirë kryeqytetin. Duke ditur rëndësinë e kësaj supersfide, shefi i arbitrave të FSHF-së, Bujar Pregja pati deklaruar që për ndeshjen Partizani-Tirana do të ishte një gjyqtar me stemën e FIFA-s, konkretisht Lorenc Jemini ose Enea Jorgji. Ditën e djeshme newsport.al arriti të mësonte se gjyqtar i këtij takimi do të jetë pikërisht Enea Jorgji. Jorgji ishte arbitër kryesor në takimin Vllaznia-Flamurtari dhe vendimet që mori në atë takim ishin të drejta. Tashmë pritet të shihet se si do të drejtohet supersfida e shumëpritur nga 32-vjeçari që mban edhe stemën e FIFA-s.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.