Shqipëria do të luaj me Bjellorusinë të mërkurë në orën 16:00. Sida e “Air Albania” është një finale për kuqezinjtë e Edi Rejas, që me një tri pikësh ndaj kryesuesve të grupit do të parakalonin bjellorusët duke marrë vendin e parë. Sfida I është besuar arbitrit Radu Petrescu.
38 vjeçari rumun nuk e kursen kartonin e kuq, teksa në sfidat e fundit europiane në Ligën e Europës dhe kampionatin e Rumanisë e ka nxjerrë tre herë të kartonin për ndëshkim maksimal.
Sfida e fundit në Ligën e Kombeve për 38 vjeçarin është ajo e katër ditëve më parë mes Moldavisë dhe Rusisë. Ndihmësa të tij do të jenë bashkëkombasit Radu Ghinguleac, Mircea Mihail Grigoriu dhe i katërt Marcel Birsan.