Pasi konfirmoi blerjen e parë për sezonin e ri, Erzeni ka menduar dhe për stolin e tij. Tekniku aktual Gentian Begeja do të drejtojë shijakasit dhe sezonin e ardhshëm duke marrë besimin e plotë të drejtuesve të Erzenit.
Ai pasoi në mes të sezonit Gentian Stojkun, i cili drejtoi për vetëm një javë Kamzën, e cila u përjashtuar nga FSHF në të gjitha aktivitetet futbollistike shqiptare.
Erzeni nuk ia doli të siguronte ngjitjen në Kategorinë Superiore për shkak të superioritetit të Vllaznisë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.