Sot, është mësuar se do të zbresin në fushë lojtarët e Skënderbeut, të cilët do nisin nga puna për përgatitjene dy takimeve që do luhen ndaj Dinamo Zagrebit. Takimi i parë do luhet në datën 17 gusht në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit, ndërsa ndeshja e kthimit në datën 24 gusht në “Elbasan Arena”.
Tekniku Daja i ka lënë tre ditë pushim të tijtë pas ndeshjes së fundit, për shak të lodhjes fizike të lojtarëve. Sot do të nisë nga puna, pasi Dinamo e Zagrebit e pret, nëse Skënderbeu do që të kalojë në fazën e grupeve, do t’i duhet të sakrifikojë dhe punojë shumë.