Partizani është zgjuar në festë mëngjesin e sotëm.
Të kuqtë arritën që të fitonin për herë të dytë në histori titullin e Superkupës së Shqipërisë dhe këtë e bënë pas një rezultati fenomenal ndaj Kukësit, të cilët i mposhtën pas shtesave me shifrat 4-2.
Një titull që mungonte prej 15 vitesh në vitrinën e Partizanit dhe që vjen në një ditë të veçantë për “arkitektin” e këtij triumfi, Franco Lerda.
Italiani feston sot ditëlindjen e tij të 52-të dhe në këtë ditë speciale për të, nga ana e klubit të kuq nuk ka munguar një urim ku thuhet që të ketë sa më shumë sukses nën drejtimin e kampionëve të Shqipërisë.
“Trajneri i ekipit Franko Lerda feston sot 52 vjetorin e tij të lindjes. Klubi, i uron Trajnerit edhe 100 vite të lumtura dhe shumë suksese në drejtimin e kampioneve të Shqipërisë.”-mbyllet urimi i klubit të kuq.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.