Trajneri Edy Reja do të debutojë në stolin e Kombëtares ditën e sotme në ndeshjen ndaj Islandës. Takimi i vlefshëm për eleminatoret EURO 2020 do të luhet në orën 15:00 në Rekjavik. Takimi i sot do të jetë i pari për teknikun italian që nis zyrtarisht aventurën e tij në stolin e Shqipërisë. Trajneri Reja ka zgjedhur formacionin e tij të parë në Kombëtare.
Islanda: Halldorsson, Harmansson, R.Sigurdsson, Gudundsson, Bjarnason, G.Sigurdsson, Arnason, Sigurjonsson, Gunnarsson, Kjartansson, Skuiasson.
Shqipëria: Berisha, Dermaku, Lenjani, Hysaj, Veseli, Ismajli, Basha, Xhaka, Cikalleshi, Balaj, Abrashi.