Stavri Nica, trajneri i Kastriotit, në një prononcim për “RTSH-Sport”, ka folur për ndeshjen e ardhshme me Tiranën. Pas fitores me Flamurtarin, trajneri 64-vjeçar, ka analizuar disi kundërshtarin e ardshëm.
“Duhet të jemi me ekip në tokë, pasi vështirësitë sa vijnë e shtohen. E kemi vlerësuar shumë ndeshjen e radhës, por duhet të dimë se kemi para një kundërshtar që ka vlera, ka një fanellë të rëndë, por shpresojmë që hap pas hapi të mbajmë ecurinë që kemi. Do luftojmë për të bërë ndeshje të bukura. Nëse jemi të ekuilibruar në të gjitha fazat e lojës edhe rezultati nuk do të mungojë”, -ka thënë tekniku i krutanëve.