Kandidatët për për t’u bërë trajner të Vllaznisë duket se po pakësohen nga dita në ditë, me shumë figura që duket se nuk do të presin më për vendimin përfundimtar të kryetares së Bashkisë dhe njëkohësisht presidente e klubit Voltana Ademi.
Së fundmi mësohet se është tërhequr nga gara turku Engin Firat dhe italiani Baldo Ranieri që ka qenë dhe më parë në krye të stolit të shkodranëve. Kjo ka bërë që tashmë në garë të mbeten vetëm emra shqiptarë, ku natyrisht veçohet ai i Edi Martinit dhe Hasan Likës.