Michael Ngoo ishte një nga synimet e skuadrës së Partizanit në merkaton e dimrit. Sulmuesi shtatlartë i bardhebluve ishte nën radarin e klubit të kuq. Përplasjet me drejtuesit e Tiranës bënë që anglezi të shihte pozicionin e tij te bardheblutë. Megjithatë në fund u vendos që ai të qëndronte te 24-herë kampionët e vendit.
Për këtë ka folur Migen Memelli. Ish-sulmuesi i njohur deklaroi në panelin e emisionit “Gol pas Goli”: “Nuk mendoj se Tirana do ta linte të lirë Ngoo-në. Nuk besoj se do t’i bënte një nder të tillë Partizanit. Shtatlarti është ndër më të mirët të Superiores”, përfundoi ai.