Tirana ka zhvilluar ditën e sotme ndeshjen e parë miqësore kundra skuadrës maqedonase të Renovës. Bardheblutë nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se një barazim. Takimi ka përfunduar me rezultatin 2-2.
Për të zotët e shtëpisë shënuan Ilirid Ademi dhe Fisnik Zuka kurse për bardheblutë Gentjan Muça me penallti dhe një autogol nga skuadra maqedonase. Trajneri, Ardian Mema gjatë 90 minutëshit i ka dhënë mundësi të gjithë lojtarëve të luajnë, duke përdorur kështu dy formacione të ndryshme. Tirana ka luajtur me shirit të zi në krah në nder të Fatmir Frashërit që u nda ditën e djeshme nga jeta.