Java që lamë pas në Superiore dhuroi mjaft futboll të bukur dhe me plot emocione. Ajo që bie në sy është numri i lartë i lartë i golave të shënuar në pesë sfidat : 20. Pesë herë ”u tund” rrjeta në Korçë (Skënderbeu 3-2 Teuta), ndërsa 7 gola u shënuan në kryeqytet ( Partizani 2-2 Bylis, Kukësi 1-2 Teuta). Nuk mbetet prapa as Flamurtari 1-3 Laçi dhe Vllaznia 4-0 Luftëtari. Nëse shikon javët e tjera të kampionatit shqiptar, vështirë se mund të gjesh një të tillë me kaq shumë gola.
Kategoria Superiore po rikthehet në nivelet që i takon dhe rivalitetin e dikurshëm. Natyrisht, çdo kampionat ka problematikat e veta, e këto janë mese normale. Dashamirësit e futbollit duan të shohin spektakël, lojë dhe mbi të gjitha futboll.