Artur Çobani, futbollisti shumë inteligjent dhe shumë i zgjuar i Traktorit të Lushnjës dhe Dinamos së Tiranës, viktimë e regjimit diktatorial. Me Traktorin luajti tre kampionate. Shënoi shumë gola, arriti deri në një finale të Kupës së Republikës, atë të vitit 1978 kundër Dinamos. Në vitin 1979 kaloi te Dinamo e famshme e Përnaskës, Zërit, Ballgjinit, etj. Me Dinamon fitoi gjithçka: Kampionatin, Kupën e Republikës, Kupën e Spartakiadës Kombëtare.
Në kampionatin kombëtar të vitit 1979-80, kur Dinamo fitoi titullin kampion, ka qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës me 9 gola. Gjatë kësaj periudhe ka qenë titullar me Kombëtaren e të rinjve dhe Shpresat. Ka luajtur në Kupën e Kampionëve dhe në Kupën e UEFA-s. Në vitin 1982 është larguar nga futbolli, në moshën 23- vjeçare, për arsye biografie. Ai ka qenë viti më i zi për të dhe familjen e tij. Ka dashur ta harrojë, por…e ka shumë të vështirë. Nga Ervin Baku