I dalë nga Akademia bardheblu, Serkan Basha ka rinovuar kontratën me ekipin RFC Seraing në ligën e tretë belge. Lojtari 20 vjeçar mund të jetë I panjohur për opinion shqiptar në Shqipëri, ndërsa ka luajtur edhe me ekipin e parë të Tiranës. Gjatë koës kur trajner ishte Ze Maria, mesfushori debutoi në Kupën e Shqipërisë dhe në Kategorinë e Parë.
Pikërisht më 14 tetor 2017 në fitoren 0-6 ndaj Shkumbinit në transfertë, Basha debutoi për 25 minuta me bardheblutë, duke iu dhënë një kartëvizitë e rëndësishme për transfertën belge. Vera e 2018 ishte deçizive për Bashën, që bëri kapërcimin drej RFC Seraing në Belgjikë, aty ku aktualisht është pjesë e ekipit A, ndërsa shpreson që me rezultatet në fushë ekipi I tij të ngjitet një kategori më sipër.