U mendua se skuadrat që do të rivalizonin me njëra- tjetrën në luftën për mbijetesë do të ishin Teuta dhe Vllaznia, por së fundmi me rezultatet negative, në “vallle” futet edhe Kamza. E pabesueshme nëse do ta mendonim këtë situatë në fillim të vitit 2018-të, e megjithatë është fakt që ekipi i Ndreut i druhet tashmë mbijetesës.
Humbja e fundit me Partizanin lëshoi ‘kambanën e alarmit’ për kryeqytetasit. Skuadra e drejtuar nga Ramadan Ndreu ka fituar vetëm 2 takime në 10 ndeshjet e fundit. Nga misioni për Europën tashmë Kamza po mendon seriozisht mbijetesën në Superligë.