Fidan Aliti është një nga lojtarët shqiptar që aktivizohet në Suedi me skuadrën e Kalmar. Mbrojtësi u transferua nga Skënderbeu në kampionatin suedez sezonin e kaluar e deri më tani ka shkëlqyer në fushë.
Paraqitjet pozitive në fushë me Kalmar dhe Kosovën ka bërë që disa klube të interesohen për shërbimet e tij. Sipas mediave turke, Besiktas është një nga klubet që e kërkon lojtarin në skuadër dhe është gati ta transferojë në merkaton e verës.
Nëse do të arrihet kjo marrëveshje, ky do të ishte një hap shumë i madh për Alitin që disa sezone më parë luante në Superligë, ndërsa tani mund të luajë në elitën e futbollit turk si dhe në Europë.